Shqiponja shfaqet në Beograd, në Serbi e quajnë provokim

Bayern Munich ka fituar me rezultatin 0-6 ndaj Crevena Zvezdës në transfertë dhe takimin e luajtur për Ligën e Kampionëve.

Sport

27/11/2019 08:58

Rolin e protagonistit e ka marrë Lewandowski, i cili arriti të shënonte 4 gola dhe dhuronte një asist.

Por mediet në Serbi e kanë quajtur si një provokim dhe skandal sjelljen e një prej tifozi që vinte nga krahu i gjermanëve.

Teksa e kishte fytyrën të mbuluar nga shalli dhe ishte me kapuç, tërësisht i paidentifikueshëm, ka ngritur të dyja duart për të bërë shqiponjën.

Një gjë e tillë është komentuar edhe nga “Blic”, që nuk mund ta pranonte këtë simbol në Beograd. /Lajmi.net/