Shqipëria zgjedh vajzën që do ta përfaqësojë në Miss Universe (Foto)

Megi Luka do ta përfaqësojë Sqipërinë në Miss Universe 2015.

ShowBiz

20/09/2015 15:11

Kompeticioni i bukurisë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, zgjodhi mes shumë bukurosheve, vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2015.

Paneli i jurisë ku bënin pjesë Bleona Qereti, Gabriel Garko, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku, zgjodhën si më të bukurën modelen Megi Luka, lindur në Fushë-Krujë dhe banuese në Tiranë.

I ftuar special në këtë mbrëmje ishte aktori italian Gabriel Garko, ndërkohë që performuan edhe emra të njohur të skenës shqiptare si Era Istrefi, Çiljeta, Noizy etj./ATSH