Shqipëria zbret e katërta (FOTO)

Shqipëria ka zbritur nga pozita e parë në të katërtën, në renditjen e skuadrave me bilancin më të mirë nga pozitat e treta.

Sport

08/09/2015 14:34

Humbja nga Portugalia, e ka larguar Shqipërinë nga vendi i parë në tabelën e vendeve të treta.

Pozita e parë i është rrëmbyer nga Kroacia, e cila nga vendi i parë në grupin e saj, zbret në tabelën e vendeve të treta, ku momentalisht merr kreun, shkruan “GazetaOlle.com”.

Shqipëria tani zbret në vendin e katërt me 11 pikë, një më pak se Kroacia, Ukraina dhe Hungaria, që kanë nga 12 pikë. Përparësia e kuqezinjve është se i kanë edhe dy ndeshje për t’u luajtur, kundrejt një të Kroacisë dhe Hungarisë.