Shqipëria U21 triumfon ndaj Kosovës U21 në “Fadil Vokrri”

Shqipëria U21 ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Kosova U21, përballje e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, që mbahen vitin tjetër.

Sport

13/11/2020 20:52

“Kuq e Zinjtë” fituan me rezultat minimal 0 – 1, ndeshje mjaftë e mirë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Ishte Enis Çokaj që realizoi pas harkimit të Muçaj në minutën e 35-të, gol që doli të jetë vendimtar për fitoren e mysafirëve.

Gjatë tërë ndeshjes, Shqipëria dominoi në posedim, derisa “Dardanët” gjatë pjesës së dytë ndërtuan disa aksione, por s’ia dolën t’i konkretizojnë.

Me këtë fitore, Shqipëria renditët në vendin e tretë me 14 pikë, derisa Kosova në të pestin me nëntë sosh.

Në xhiron e radhës, që njëkohësisht është e fundit për këto kualifikime, Kosova është mysafirë i Turqisë, derisa Shqipëria ka punë edhe me të vështirë sepse udhëton do përballet me Anglinë./Lajmi.net/