Shqipëria U19 shkon në finale, mposht edhe Italinë

Kombëtarja shqiptare futbollit U-19, ka arritur të sigurojë finalet e turneut “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në krahinën e Lacios,. Pas fitoreve 2-1 ndaj Maltës dhe 2-0 ndaj përfaqësueses së kolegjeve të Anglisë, kuqezinjtë e vegjël kanë regjistruar edhe fitoren e tretë sot duke mundur Kombëtaren italiane të diletantëve.

Sport

02/03/2017 18:19

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, Shqipëria nuk arriti të shënonte sot, ndaj takimi përfundoi pa gola dhe për të përcaktuar fituesin e sfidës mes dy ekipeve që vinin në këtë duel me pikë tw plota, u desh gjuajtja e penalltive.

Kuqezinjtë u treguan më të saktë, ndërsa portieri Jusufi neutralizoi dy gjuajtje të kundërshtarëve nga pika e bardhë, duke bërë që Shqipëria të fitonte ndeshjen dhe grupin me suksesin 4-2.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani shkojnë kësisoj në finalen e turneut, ashtu si një vit më parë, me shpresën që do të përmirësojnë bilancin. Përballë do të kenë Rumaninë, ekipin i cili në finalen e vitit 2016, i shkaktoi një humbje të thellë 5-0 duke i hequr nga duart Kupën.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6