Shqipëria s’i do barnat e Kosovës

Produktet farmaceutike të prodhuara në Kosovë nuk po mund të kalojnë kufirin e Shqipërisë.

Lajme

26/09/2014 21:01

Ky izolim vjen për shkak se nuk po lejohet regjistrimi i këtyre barnave në shtetin shqiptar. E vetmja rrugë për të mbërritur në treg këto produkte është përmes lejes speciale, që kompani të interesuara në Shqipëri, kanë bërë në Ministrinë e Shëndetësisë së vendit të tyre.

Por, ministri i shëndetësisë pretendon të marrë meritat për vete për arritjen e këtyre produkteve në Shqipëri. Ai thotë të jenë tejkaluar këto probleme.

Prodhuesit vendorë thonë se kanë bërë aplikimin dhe pagesat që është dashur por regjistrimi nuk është bërë, ndërsa nuk i dinë arsyet.

Derisa në Kosovë gjenden 66 produkte nga Shqipëria, pala kosovare po pret regjistrimin për 33 të tilla.