Shqipëria, “sekreti” i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka gjetur formën e tij më të mirë me Real Madridin, pasi nuk arriti t’i shënojë Shqipërisë në Elbasan Arena.

Sport

16/09/2015 13:07

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer me paraqitjet e fundit me Real Madridin, duke realizuar tetë gola brenda një javë.

Ai shënoi pesë herë në fitoren 6:0 ndaj Espanyolit në La Ligë, të shtunën.

Kurse, të martën ai shtoi një het-trik në fitoren 4:0 kundër Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.

Rastësisht, apo me qellim, shpërthimi i tij erdhi pas kritikave me të cilat u ballafaqua pas ndeshjes kundër Shqipërisë, ku nuk realizoi gol.

“Njëherë isha i dobët, tani që kam shënuar tetë gola në dy ndeshje jam sërish i fortë”, deklaroi Ronaldo, duke iu përgjigjur kritikëve.