Shqipëria rrezikohet nga virusi Zika, shkaku i mushkonjave “tigër”

Shqipëria është në hartën e vendeve të rrezikuara nga virusi Zika.

Lajme

07/02/2016 17:15

Kjo për arsye të ekzistencës së mushkonjës ‘aedes albopictus’ apo siç njihet ndryshe si mushkonja “tigër”, e cila është transmetuese e virusit.

Sipas hartës së scienceneës.org, ky virus e përfshin edhe Shqipërinë si vend në rrezik. Këtu janë përfshirë edhe vende tjera të Ballkanit si Mali i Zi, Bosnje Hercegovina e Kroacia.

Zika deri më tani ka prekur 22 vende në Amerikën e Jugut. Raste janë zbuluar edhe në Evropë, si në Spanjë dhe Britani e Madhe.