Shqipëria pretendon edhe një fitore tjetër Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Fitorja e ‘luftës’ me Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka entuziazmuar pa masë të gjithë shqiptarët, pasi jo vetëm që ishte përballë një rivali historik, por u arrit edhe në shkallën më të lartë të gjyqësorit sportiv.

Sport

14/07/2015 08:11

Por, peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj shprehet se Shqipëria dhe shqiptarët duhet të bëhen gati për një tjetër triumf në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, këtë herë në peshëngritje.

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” sportistja që i ka sjellë shumë medalje Shqipërisë, por që tashmë duket se është lënë në harresë shprehet optimiste për gjyqin në CAS.

Peshëngritja shqiptare në vitet e fundit është përfshirë në shumë skandale dopingu duke humbur integritetin dhe reputacionin pozitiv në arenën ndërkombëtare. Por, deri tani e vetmja sportiste që po i shkon deri në fund akuzave që janë ngritur kundër saj është Romela Begaj.