Shqipëria përrallore në një album, Meta mesazh turistëve

Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë pjesë nga albumi ku pasqyrohen disa nga vendet piktoreske të Shqipërisë.

Lajme

29/01/2019 08:43

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë pjesë nga albumi ku pasqyrohen disa nga vendet piktoreske të Shqipërisë.

Kreu i shtetit rikujton se të gjithë të interesuarit, që kanë dëshirë të njohin Shqipërinë duhet të kenë në dorë me patjetër albumin e një alpinisti dhe eksploratori si Fation Plaku.

“Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori.

Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”, shkruan Meta.