Shqipëria performonë në gjysëmfinalen e dytë të “Eurovision 2023”

“Eurovision 2023”, këtë vit mbahet në datat 9, 11 dhe 13 maj në “M & S Bank Arena” të Liverpoolit. Ditën e djeshme ( e martë), festivali europian ka publikuar listat e shteteve që do të performojnë në dy netët e para, shkruan lajmi.net. Shqipëria sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë…

ShowBiz

01/02/2023 09:27

“Eurovision 2023”, këtë vit mbahet në datat 9, 11 dhe 13 maj në “M & S Bank Arena” të Liverpoolit.

Ditën e djeshme ( e martë), festivali europian ka publikuar listat e shteteve që do të performojnë në dy netët e para, shkruan lajmi.net.

Shqipëria sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.

Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Në natën e parë garojnë 17 shtete të cilat janë: Serbia, Letonia, Irlanda, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Malta, Suedia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Holanda, Finlanda, Azerbajxhani dhe Republika Çeke.

Shqipëria përfaqësohet nga Albina Kelmendi me familje dhe kënga e tyre “Duje”/Lajmi.net/