Shqipëria për herë të parë turizëm pa mushkonja

Të gjithë ata që kanë kaluar pushimet e verës në bregdetin shqiptarë e kanë provuar bezdisjen nga pickimi i mushkonjave. Por, për herë të parë, Shqipëria ka ndërmarr masa, për eliminimin e tyre. 

Lajme

18/05/2014 20:22

Ka nisur dezinsektimi i bregdetit në prag të hapjes së sezonit turistik, bëjnë të ditur mediat shqiptare. 

Ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë nisur sot në Butrint dezinfektimin me agjent biologjik, i cili ndalon rritjen e larvave. 

Procesi në fjalë synon eliminimin e mushkonjave dhe insekteve të tjera dhe do të kryhet çdo dy javë në 6 muaj. 

Ky program do të shtrihet edhe në Vlorë, Orikum, Divjakë, Gjirin e Lalzit dhe Lezhë, si nga toka edhe me spërkatje nga ajri. 

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga ky aksion. “Po ribëhet nga qeveria pas 23 vjetësh operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të verës. Turizëm pa mushkonja”, shkruan Rama.