Shqiperia në Lojërat Islamike nxit reagime

Atletët shqiptarë do të marrin pjesë për herë të parë në garat në muajin maj të organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik.

Lajme

01/03/2017 18:21

Megjithatë disa shqiptarë nuk po e shohin si veprim të mire, duke thënë që një shtet sekular evropian nuk ka vend në evente të tilla.

Shqiptarët do të jenë pjesëmarrës në Lojërat Solidare Islamike të cilat do të organizohen në Baku në Azerbajxhan.

Lidhur me këtë, Paskal Milo, ish Ministër i Punëve të Jashtme ka deklaruar që vendimi për të marrë pjesë në Organizata Islamike është njëri ndër më të këqijat që ka ndërmarrë Shqipëria që nga koha e komunizmit.

Sali Berisha dërgoi Shqipërinë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik në vitin 1992 përmes një dekreti presidencial, mirëpo kjo çështje ende kundërshtohet nga disa politikanë.

Ndërsa njohësi i çështjeve nacionale dhe kulturore, Piro Misha, ka deklaruar që anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë është në kundërshtim me kushtetutën, vlerat sekulare të saj dhe idenë e bashkëjetesës ndërfetare.

“Po e shoh që Shqipëria po sillet si një shtet skizofrenik, ngaqë disa prej vendimeve që kjo organizatë ndërmerr janë në kundërshtim me aspiratat perëndimore” ka thënë ai.