Shqipëria në Ligën e Kombeve, njihuni me kalendarin e kuqezinjve

Ditën e sotme, pasi është hedhur shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese që garojnë në katër ligat e Kupës së Kombeve, ku Shqipëria u vendos në Grupin 4 të Ligës C sëbashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, është vendosur dhe kalendari.

Sport

03/03/2020 23:55

Federatat përkatëse u takuan ndërmjet tyre dhe përcaktuan rendin e ndeshjeve.

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 4 Shtator 2020 ndaj Bjellorusisë në transfertë dhe do ta përfundojë fazën e grupeve në 15 Nëntor ndaj Bjellrususë në shtëpi.

Grupi 4:

Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani

Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan

Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi./Lajmi.net/