Shqipëria, ky vend evropian që burgoste njerëzit sepse dëgjonin grupin “The Beatles” (Foto)

Një ekspert reflekton historinë e vonshme të Shqipërisë dhe ndryshimin e saj në vitet e fundit.

Lajme

26/07/2015 15:37

Çdo javë, “The WorldPost” e pyet një ekspert që të zbardhin çështje të rëndësishme të shteteve nëpër botë. Sot, ata kanë biseduar me autorin Fred Abrahams për politikën dhe të kaluarën e Shqipërisë.

Derisa mund të jetë pak e njohur në Perëndim, Shqipëria është një shtet me një histori tragjike unike. Ka qenë nën sundimin diktatorial në pjesën më të madhe të shekullit 20, dhe është shkëputur në mënyrë totale nga bota derisa regjimi në fund filloi të lëkundej pas rrëzimit të murit të Berlinit, raporton Huffingtonpost, transmeton lajmi.net

Pas mijëra shqiptarëve që janë larguar drejt ambasadave të huaja në vitin 1990 për të kërkuar azil pas “prishjes” së Bashkimit Sovjetik, Shqipëria filloi ti bënte llogaritë për zgjedhjet në vend.

Tranzicioni i Shqipërisë në demokraci është një çështje studimi me sukseset dhe dështimet e shtetit që doli nga izolimi disa vjetësh. Tash, si kandidat për Bashkimin Evropian, shteti edhe më tutje po përballet me sfidat e vështira të lëna nga legjislatura e represionit dhe diktaturës.

Në librin e tij të ri, Shqipëria Moderne, autori dhe advizor special i Human Rights Watch (HRW), Fred Abrahams e detajizon shtetin dhe sfidat e tij për ndryshim.

A portrait of former Albanian leader Enver Hoxha.

Si ka qenë qeveria represive e Shqipërisë para se të ndahej nga komunizmi?

Mirë, është e vështirë të imagjinosh një shtet më represiv. Mendoj që Koreanët Verior mund të ndiheshin në shtëpinë e tyre aty, me shumë gjasë rusët që kanë përjetuar ditët më të errëta me Stalinin mund të ndiheshin të familjarizuar në Shqipërinë komuniste, por përveç tyre askush tjetër.

Ka qenë izolim total nga bota e jashtme. Gati askush nuk mund të hynte në Shqipëri si vizitor. Gati askush përveç elitës së partisë komuniste nuk mund të dilte nga Shqipëria, dhe (Partia e Punës e Shqipërisë) ka qeverisur me disiplinë të frikshme dhe kontrolle, shkruan lajmi.net

“E them parti, por në realitet nuk kishte parti por kishte vetëm një njeri. Diktatori i Shqipërisë, ishte një djalë i quajtur Enver Hoxha, pushteti i të cilit ishte i pathyer që nga Lufta e Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në vitin 1985, nuk ka toleruar mendim tjetër përveç përkushtimit ndaj komunizmit.

Mospajtimi më i vogël ndaj ideologjisë së tij do të të fuste në burg ty dhe familjen tënde. Një shembull mund të jetë edhe nëse dëgjonit këngët e grupit “The Beatles”, gjë që do të ju fuste në burg.

Të dëgjosh muzikën e ndaluar si “The Beatles”, ose të tentonin të shikonin Televizor nga shtetet fqinje si Italia, Greqia apo Jugosllavia. Si rezultat, ka qenë një shtet shtypës dhe frikësues, ku populli nuk guxonte të ketë pakënaqësi.

A ka pasur Enver Hoxha diçka nga stili i personalitetit të Stalinit?

Personaliteti i Enver Hoxhës ka qenë i madh, i kultivuar dhe i implementuar me dinakëri. Ai ka qenë prijës, “Vëllau i Madh”. Ata e thërrisnin “Xhaxhi Enver”.

Njerëzit e shihnin si figurë patriarkale, i cili, me mençuri dhe dashamirësi, do ti printe Shqipërisë së fuqishme drejt modernizimit. Figura e tij ishte në çdo mur, fjalimet e tij citoheshin në çdo artikull dhe emri i tij realisht është gdhendur në thellësi të maleve.

Pas rënies së komunizmit, si do ta përshkruanit tranzicionin e Shqipërisë nga një shoqëri e izoluar tërësisht në diçka të quajtur “demokraci e hapur”?

A bronze statue of Albania's Enver Hoxha falls to the ground while under attack from pro-democracy demonstrators in the Albanian capital Tirana, on Feb. 20, 1991.

Ka qenë kaotike, ad-hok ndonjëherë e dhunshme- por poashtu ecje para drejt hapjes. Shqipëria tash është vend shumë më i mirë se që ka qenë më parë. Është vend ku tash njerëzit pak a shumë mund të shprehin opinionet e tyre (dhe të kenë) lirinë e fesë dhe lirinë e fjalës.

Nuk mund të krahasohet Shqipëria e sotshme në atë (periudhën komuniste), por pas vuajtjes së pothuajse pesë dekadave diktatoriale, demokracia nuk është ndërtuar aq lehtë.

Një prej gabimeve më të mëdha nga politika Perëndimore është se besonin që demokracia vjen me zgjedhje dhe me reformën e tregut të lirë, dhe Shqipëria është provë që kjo nuk është e vërtetë. Demokracia vjen nga institucione demokratike, kulturë demokratike dhe këto janë dy gjëra që mungojnë në Shqipëri sot.

Çfarë roli ka luajtur politika e SHBA-vë në tranzicionin e Shqipërisë në demokraci?

SHBA-të kanë luajtur rol të madh; është fuqia më e madhe që ka rol në tranzicionin e Shqipërisë. Pas Luftës së Ftohtë, shqiptarët, me kundërshtimin e tyre ndaj komunizmit, i janë drejtuar shpejtë drejtimit tjetër dhe përqafuan SHBA-të. Gjëja më e rëndësishme për liderin shqiptar është të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Është popullariteti më i madh që mund ta kthesh në shtëpi.

Former U.S. President George W. Bush with Albanian Prime Minister Sali Berisha on June 10, 2007, in the courtyard of the Council of Ministers in Tirana, Albania. 

Raportet janë shumë të mira, por roli i SHBA-ve në Shqipëri ka qenë i përzier. Njëra prej kritikave kyçe në librin tim është se si SHBA-të kanë fiksuar liderë individualë dhe nuk janë fokusuar në institucione.

Veçanërisht në vitet e para, politika e SHBA-vë ka mbështetur të ashtuquajturin liderin demokratik, Sali Berishën. Ai fliste Anglisht, dhe thoshte gjëra të drejta në këtë gjuhë, ai ishte i determinuar të shkatërrojë legjislaturën e komunizmit, dhe amerikanët e mbështesnin atë 110 për qind.

Por ky ka qenë një njeri që s’ka toleruar kritika, ka burgosur gazetarë, ka rrahur anëtarë të opozitës dhe ka mbajtur kontroll frikësues. SHBA-të i “mbyllën” sytë ndaj të gjitha këtyre, sepse ky ishte njeriu i tyre.

Unë kam intervistuar shumë zyrtarë të SHBA-ve në atë kohë, atë thoshin “Çka do të prisnit nga një shtet që po del nga diktatura?”

Unë mendoj se kjo ka qenë një gabim i madh, sepse mekanizmi i SHBA-ve në Shqipëri ka qenë shumë i fortë dhe ata mund ta kishin mbështetur Berishën, por mund të kishin shënjuar vijat për ta kufizuar fuqinë e tij. SHBA-të kanë dështuar ta bëjnë këtë, dhe Shqipëria edhe më tutje po vuan nga ai gabim edhe sot.

Cilët janë problemet që e ngarkojnë edhe më tutje Shqipërinë?

Me shumë gjasë problemi më i madh është mungesa e institucioneve- shtyllat e shoqërisë që ofrojnë shërbim, dhe balancojnë e kontrollojnë njëri tjetrin.

Është juridiksioni, është media, është policia dhe policia sekrete që duhet të operojnë të bazuar mbi ligjin në vend që t’i shërbejnë fuqisë politike.

Shqipëria edhe sot është tmerrësisht e korruptuar.

Shqipëria edhe sot është tmerrësisht e korruptuar, edhe në nivel të vogël gjithashtu edhe në nivel më të madh. Lidhjet mes biznesit dhe politikës janë akoma shumë të larta, dhe kjo është një sfidë e madhe (për shtetin) që të ecë para drejt Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net

A ka diçka që ju do të donit që njerëzit të dinë për Shqipërinë, diçka të përgjithshme?

Gjëja kryesore është që të dinë se sa e vështirë ka qenë historia e këtij vendi. Periudha komuniste është njolla e fundit e zezë, por më e rëndësishme se kjo është vuajtja nga okupimi institucional. Këta janë njerëz që kanë pasur rrugë të vështirë, dhe po përpiqen që ta harrojnë këtë histori të trazuar.

Ata kanë qenë të ngrirë në një “kuti akulli” të historisë për pesë dekada, dhe ende po shpërbëhen./lajmi.net