Shqipëria kundër Polonisë?
Shqipëria në muajin nëntor mund të luajë një ndeshje miqësore me Poloninë, ka konfirmuar selektori Gianni de Biasi.

Sport
Kombëtarja shqiptare në muajin nëntor mund të luajë një ndeshje miqësore me Poloninë.
Lajmi konfirmohet nga trajneri Gianni De Biasi gjatë emisionit sportiv “Proçesi Sportiv”, transmeton Gazetaolle.com.
“Mund të luajmë me Poloninë por ka gjasa që të zhvillojmë edhe dy ndeshje miqësore”, ka thënë De Biasi.
Ndryshe, sot është përmendur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri edhe një miqësore e mundshme në në mes Kosovës dhe Shqipërisë.