Shqipëria fillon grumbullimin paraprak me 10 lojtarë

Ditën e sotme ka filluar grumbullimi paraprak i kombëtares shqiptare për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2020’, ndaj Islandës në udhëtim më 8 qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 qershor.

Sport

21/05/2019 12:02

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë.

10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjendjen e tyre fizike si edhe për t’u vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.

Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Reja ka nisur grumbullimet dhe 10 futbollistët e parë që ka mbledhur janë: Ylber Ramadani, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Emanuele Ndoj, Alban Hoxha, Kastriot Demarku, Lorenc Trashi, Bruno Telushi. /Lajmi.net/