Shqipëria e ruajti Ronaldon me helikopterë dhe snajperë (FOTO)

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Shqipëri u prit me shumë bujë nga media dhe tifozët e shumtë

Sport

08/09/2015 15:19

FSHF në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kishin marrë masa të forta për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë.

Ardhja e Ronaldos në Shqipëri u prit me shumë bujë nga media dhe tifozët e shumtë. Dëshira për ta takuar ishte e madhe dhe për këtë arsye siguria për të ka qenë thuajse e hekurt.

FSHF në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kishin marrë masa të forta për mbarëvajtjen e ndeshjes, por edhe për sigurinë e yllit portugez të Realit, shkruan Albeu.com.

Megjithëse nuk u bënë publike për mediat masat e marra për mbrojtjen e Ronaldos ishin të shumta, që nga helikopterët të cilët patrullonin vazhdimisht “Elbasan Arenën” deri te snajperët që ishin vendosur rreth stadiumit.

Edhe Garda e Republikës ishte angazhuar për këtë takim për shkak edhe të personaliteteve të shumta të politikës shqiptare që ishin në stadium për të ndjekur ndeshjen.