Shqipëria e ‘dobët’ ndaj Kroacisë, pëson humbje të thellë

Kombëtarja e Shqipërisë në futsallë nuk i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eliminatoret e Euro 2022, duke humbur 4-1 ndaj Kroacisë.

Sport

27/01/2021 22:21

Ata u përballën me Kroacinë, duke humbur ndeshjen me rezultat të thellë 4-1, transmeton lajmi.net

Golin e vetëm në këtë takim për skuadrën Kuq e Zi e ka shënuar Selmanaj 2”02’. Shqipëria në këtë grup është gjithashtu edhe me Ukrainën dhe Danimarkën.

Ndeshjen e radhës do ta luajnë përballë Ukrainës në shtëpi, sfidë që do të zhvillohet më datë 31 janar./Lajmi.net/