Shqipëria e barabartë me Francën

Mbrojtësi i Shqipërisë, Andi Lila, thotë se skuadra luajti e barabartë kundër Francës, dhe në fund mori një rezultat që ai e quan historik.

Sport

15/11/2014 12:39

Andi Lila ka lavdëruar paraqitjen e Shqipërisë në miqësoren kundër Francës.

Ekipi kuqezi ishte në epërsi pas pjesës së parë, por në fund barazoi 1:1 në ballafaqimin e zhvilluar në Rennes.

“Nuk jemi më ai ekipi inferior përpara çdo kundërshtari. Luajtëm si të barabartë kundër një France, që ka qenë kampione bote. Kemi qenë më shumë se 70 minuta në avantazh dhe kjo është diçka e madhe. Në fund vuajtëm, por ia dolëm duke marrë një barazim historik”, deklaroi Lila për “TVSH”.

“Do të ishte shumë bukur nëse do të fitonim, por edhe ky rezultat na kënaq, pasi përballë kishim një emër të madh. Tashmë do të luajmë kundër Italisë, një kënaqësi e madhe për ne si lojtarë”, u shpreh ai.