Shqipëri – Zvicër, për cilin ekip do të jenë tifozë familja Xhaka?

Granit Xhaka ka thënë se familja e tij do të jetë e ndarë në mbështetje të Shqipërisë dhe Zvicrës në “Euro 2016”.

Sport

09/06/2016 15:56

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka, dy vëllezër por që të shtunën do të jenë kundërshtar. Dhe, Graniti gjatë një interviste për “UEFA.com” ka thënë se familja e tij do të jetë e ndarë në mbështetje të Shqipërisë dhe Zvicrës në “Euro 2016”.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyera me vëllain tim. Nuk jemi vetëm vëllezër. Taulanti është edhe miku im më i mirë. Kur pamë që shorti na vuri në një grup, patëm një ndjenjë të çuditshme. Të dy ishim pak nervozë, por tani jemi qetësuar”, ka deklaruar Xhaka.

Kjo sfidë mes vëllezërve duket se do të vendosë në dilemë edhe prindërit e Granit e Taulant Xhakës, por futbollisti i ri i Arsenalit nuk e pranoi këtë teori. “Prindërit tanë do jenë të dy në stadium”, tha Xhaka. Nuk ka shumë dilema se kë do të mbështesin. Për fat ata kanë 2 duar, një dorë do të ngrihet për Zvicrës dhe një për Shqipërinë”, ka përfunduar ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.