Shqipëri – Serbi, mesazhi i Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një mesazh para ndeshjes së madhe kundër Serbisë.

Sport

06/10/2015 09:17

NJË SFIDË PËR HISTORINË

Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë.

Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit.

Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit.

Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.