Shqipëri, përplaset autobusi, lëndohen pesë persona

Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Lajme

21/05/2019 23:25

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan TCh.