Shqipëri, makina e turistëve polak bie në liqen
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Burrel-Milot, ku një makinë ka rënë në liqenin e Shkopetit.

Lajme
Mësohet se në automjet udhëtonin tre shtetas polakë, anëtarë të një familjeje, raporton sotnews.com.
Ndërkohë, të aksidentuarit, burri me gruan dhe fëmijën 3 vjeç, janë dërguar në spitalin e Burrelit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, aksidenti ka ndodhur para pak minutash në fshatin Skuraj, prej ku policia ka nisur hetimet.