Shqipëri: Djeg zyrat e komunës dhe gjuan bombë në to; pretendon se prona është e tij

Një person është ndaluar nga policia e Skraparit i akuzuar për shkatërrim prone me zjarr.

Lajme

13/09/2015 10:53

I ndaluari është Xhafer Doko, 65 vjeç, banues në fshatin Leshnje të Skraparit, pasi i ka vënë zjarrin dyerve dhe dritareve të godinës, në të cilën ndodhen zyrat e ish- komunës, shkollës dhe qendrës shëndetësore të këtij fshati.

Ai zjarrin e ka vënë pasi kishte pretendime në lidhje me pronësinë e kësaj godine. Gjithashtu ai ka kanosur me çiften, të cilën e mbante pa leje, 74-vjeçarin G.Gj., banues në Tiranë, si dhe ka vendosur një bombë dore mësymëse “Breda” në hyrje të derës së shkollës, e cila nuk ka shpërthyer.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Parokurisë së Beratit për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”. /NOA