Shqipëri-Armeni, kaos për bileta

Kemi hyrë dhe në ditën e madhe, ditën e ndeshjes që do të zhvillohet në Elbasan Arena ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë.

Sport

29/03/2015 11:23

Dhjetëra tifozë kanë arritur në qytetin e Elbasanit, më saktësisht para stadiumit, Elbasan Arena.

Nëpër rrugë është duke u krijuar një kaos i madh për bileta, pasi tifozët nuk dinë ku të orientohen për të gjetur një të tillë.

Dhjetra tifozë të mbërritur në Elbasan janë në kërkim të një bilete për të parë nga stadiumi ndeshjen por pavarësisht kërkesave të shumta, situata nuk ka zgjidhje dhe biletat mungojnë.