Shqipëri: 17-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier

Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.   “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimi e policisë.   Sipas policisë, ngjarja…

Lajme

14/12/2024 14:55

Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimi e policisë.

 

Sipas policisë, ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran.

 

“Konflikti midis të miturve ka nisur pasi i plagosuri me thikë H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, me iniciale B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij”.

 

Viktima është duke u trajtuar dhe jashtë rrezikut për jetë.

 

Sakaq thika e përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.