Shqipëri: 1 i vdekur e 1 i plagosur në minierë, dyshohen kinezë

Një aksident në minierën e Bulqizës ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Nga të dhënat e para aksidenti thuhet se ka ndodhur në nivelin 9 të minierës që administrohet nga kompania ACR.

Lajme

21/04/2015 15:49

Dyshohet se brenda galerisë në nivelin 9 është shembur një masiv gurësh. Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe personit të plagosur, por dyshohet se ata janë shtetas kinezë që po punonin për hapjen e pusit të thellësisë.

Në vitin 2011 minatorët e Bulqizës kanë protestuar kundër kompanisë ACR për kushtet e vështira ku punonin.