Shqetësuese: Vetëm gjatë një jave raportohen 2.8 milionë të infektuar në mbarë botën
Rekordi i ri i rasteve të raportuara brenda një javë në mbarë botën ka shqetësuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Bota
Zyrtarët e OBSH-së gjatë një konference për shtyp, kanë treguar se është rritje e pabesueshme për një periudhe të shkurtër kohore shkruan CNN.
Tutje, ata shtuan se numri i viktimave është i krahasueshëm më javët e mëparshme.
Deri më tani, Evropa është duke raportuar numrin më të lartë të rasteve pozitive për javën e dytë radhazi. Njëkohësisht, rastet janë në rritje dhe në Amerikë dhe rajonet Afrikane.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, më shumë se 42 milionë të infektuar janë raportuar dhe 1.1 milion viktima.