Shqetësuese: Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Çdo ditë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ka disa raste të dhunës në familje. Shifra shqetësuese janë raportuar edhe në 24 orët e fundit, ku pesë gra kanë pranuar dhunë psikike apo fizike nga partnerët apo anëtarë të tjerë të familjes, shkruan lajmi.net. Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Gjakovë…

Lajme
Çdo ditë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ka disa raste të dhunës në familje.
Shifra shqetësuese janë raportuar edhe në 24 orët e fundit, ku pesë gra kanë pranuar dhunë psikike apo fizike nga partnerët apo anëtarë të tjerë të familjes, shkruan lajmi.net.
Rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë, Gjakovë dhe Vushtrri.
Rastet e raportuara në Polici:
Fushë Kosovë 18.02.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare nga bashkëshorti saj, i dyshuari mashkull kosovar nga data 06.01.2025 në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurori janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 18.02.2025 – 13:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Podujevë 17.02.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 18.02.2025 – 16:30. Është raportuar rasti ku të përfshirë ka qenë ankuesja femër kosovar dhe burri i saj. Sipas ankuese, ajo është në procese të ndarjes me burrin e saj të dyshuari mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.
Vushtrri 17.02.2025 – 19:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/