Shqetësime në kampin holandez, pesë lojtarë largohen si pasojë e virusit

Sulmuesi i Liverpool, Cody Gakpo, së bashku me katër të tjerë janë tërhiqur nga skuadra e Holandës për shkak të një virusi. Pesë lojtarë përfshirë Gakpo janë tërhequr nga skuadra përpara ndeshjes hapëse të kualifikimeve për Euro 2024 të së premtes kundër Francës në Paris. FA holandeze (KNVB) konfirmoi të enjten se Gakpo, Sven Botman,…

Sport

23/03/2023 15:30

Sulmuesi i Liverpool, Cody Gakpo, së bashku me katër të tjerë janë tërhiqur nga skuadra e Holandës për shkak të një virusi.

Pesë lojtarë përfshirë Gakpo janë tërhequr nga skuadra përpara ndeshjes hapëse të kualifikimeve për Euro 2024 të së premtes kundër Francës në Paris.

FA holandeze (KNVB) konfirmoi të enjten se Gakpo, Sven Botman, Matthijs de Ligt, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë larguar nga kampi si pasojë e atij virusi, transmeton lajmi.net.

Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi natyrën e virusit ose nëse ndonjë lojtar tjetër ishte prekur.

Mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch, mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij dhe portieri i Vitesse Arnhem, Kjell Scherpen janë thirrur si zëvendësues për ata që janë larguar./Lajmi.net/