Shpresë për Rossin

U frikësua nga më e keqja, por mori një lajm sado pak të mirë. Sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë përjashtuar mundësinë e dëmtimit të ligamenteve kruciale të gjurit dhe kanë sjellë rezultate të “vetëm” një ndrydhje të fuqishme. Reprezentuesi italian u dëmtua gjatë fitores së Fiorentinës ndaj Livornos…

Sport

06/01/2014 12:17

U frikësua nga më e keqja, por mori një lajm sado pak të mirë.

Sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë përjashtuar mundësinë e dëmtimit të ligamenteve kruciale të gjurit dhe kanë sjellë rezultate të “vetëm” një ndrydhje të fuqishme.

Reprezentuesi italian u dëmtua gjatë fitores së Fiorentinës ndaj Livornos 1:0 të dielën kur u zëvendësua pasi mori një goditje të fuqishme nga mbrojtësi kundërshtar Leandro Rinaudo.

Fillimisht dyshohej se Rossi ka pësuar përsëritje të lëndimit të rëndë në ligamentet kruciale që e pësoi dy herë në dy vjetët e fundit.

Mirëpo, ka marrë shpresë për rikuperim më të shpejtë. Nëpërmjet një komunikate të publikuar nga Fiorentina, bëhet e ditur se Rossi nuk duhet të operohet por do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mësuar më mirë periudhën e rikuperimit.

Ai ka ende shpresë të paraqitjes në Kampionatin botëror 2014.