Shpresa nuk mbijetoi plagën
Shpresa Kastrati ka ndërruar sot jetë. Ajo qe goditur nga një plumb qorr në kokë, natën e ndërrimit të moteve. Doktorët kanë bërë të pamundurën për t’ia shpëtuar jetën, por plagët e marra në kokë i shkaktuan vdekjen.

Lajme
Ka vdekur Shpresa Kastrati nga Peja, e cila ishte plagosur në kokë nga një plumb qorr, natën e vitit të ri.
Pas disa javëve në gjendje kritike, Shpresa ka ndërruar jetë, në mëngjesin e ditës së sotme në orën 8.35.
Lajmin për vdekjen e saj, për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK’së Shpend Fazliu.
“Përkundër tentativave të mjekëve për të ja shpëtuar jetën, pacientja fatkeqësisht ka ndërruar jetë, në mëngjesin e ditës së sotme në orën 8.35 minuta”-ka thënë Fazliu.
Shpresa Kastrati qe goditur në kokë nga një plumb qorr, teksa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj, në natën e Vitit të Ri. Plumbi kishte prekur pjesën e kokës, përkatësisht kishte depërtuar deri tek truri.
Ajo menjëherë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, por gjendja kritike nga plagët e marra i morën jetën.