Shpjegon Mozzik: Nuk më kanë goditur me thikë

Të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër mediat online se reperi Mozzik është goditur me thikë nga një tjetër reper kosovar nuk janë të vërteta.

ShowBiz

08/01/2016 10:29

Lajmin e ka përgënjeshtruar vetë Gramoz Aliu që mban emrin skenik, Mozzik.

Ai tha për tvklan.al se nuk ka patur asnjë konflikt me kolegun e tij Read. Mozzik ka sqaruar opinionin publik se ai është rrëzuar në akull.

Para dy ditësh në media u dha lajmi se Mozzik ishte therur me thikë nga reperit Read, pasi panë në rrjetet sociale dorën e gjakosur të këngëtarit të hitit ‘Dhezu’.