Shpëton Reali, kualifikohet në gjysmëfinale

Real Madrid u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por me shumë frikë. Los Blancos që fituan duelin e parë me Borussia Dortmundin  me rezultat bindës 3:0, rrezikuan shumë në ndeshjen e kthimit duke humbur 2:0. Pa Cristiano Ronaldon, Reali humbi një penallti në minutën e 14-të të cilën në gol nuk e…

Sport

08/04/2014 21:37

Real Madrid u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por me shumë frikë.

Los Blancos që fituan duelin e parë me Borussia Dortmundin  me rezultat bindës 3:0, rrezikuan shumë në ndeshjen e kthimit duke humbur 2:0.

Pa Cristiano Ronaldon, Reali humbi një penallti në minutën e 14-të të cilën në gol nuk e shndërroi Angel di Maria. Dhe kjo iu kthye mysafirëve që pësuan dy gola në pjesën e parë kur Marco Reus riktheu në lojë Dortmundin.

Vendasit u hodhën në sulm edhe pas intervalit dhe qëlluan një herë shtyllën nëpërmjet Henrikh Mkhitaryan, por nuk e gjeti golin e duhur dhe u eliminua.

Real Madrid siguroi gjysmëfinalen, por me shumë frikë.