Shpëton italianen nga mbytja, shqiptari bëhet “hero i ditës” në Itali (Foto)

Ai është kryefjala e medias italiane e në veçanti i qytetit të Brescia-s. Shqiptari Gramoz Prifti ka mundur të shpëtojë një shtetase italiane, e cila rrezikoi të mbytej në një vaskë të madhe në katin e 3 në një parking të spitalit civil në Brescia.

Lajme

04/08/2015 13:57

Fillimisht i ka dhënë një lopatë që gruaja të mbahej më pas është zhveshur dhe është hedhur në ujë në ndihmë të saj.

Më pas ka vendosur një shkallë dhe ka ndihmuar gruan të dalë nga uji.   Mediat italiane e kanë quajtur hero të ditës por shqiptari 42-vjeçar babai i dy fëmijëve nuk ndihet i tillë.

Me modesti ndodh që një  gjë e tillë mund t’i ndodhë kujtdo.   “Diçka e tillë mund t’ i ndodhte kujtdo nga familja ime, një miku apo një të njohuri tim. Prandaj hyra ta shpëtoja”, shprehet Gramozi.