Shpëton Chelsea, shkëlqen Liverpool

Një penallti e realizuar nga Eden Hazard në minutën e 94-të, e shpëtoi Chelsean nga humbja kundër West Bromëich Albionit, duel në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë që përfundoi në barazim 2:2. Për më tepër, barazimi e ruajti bilancin e menaxherit Jose Mourinho pa humbje në Stamford Bridge në Premierligë, pas 66 ndeshjesh.…

Sport

09/11/2013 17:05

Një penallti e realizuar nga Eden Hazard në minutën e 94-të, e shpëtoi Chelsean nga humbja kundër West Bromëich Albionit, duel në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë që përfundoi në barazim 2:2.

Për më tepër, barazimi e ruajti bilancin e menaxherit Jose Mourinho pa humbje në Stamford Bridge në Premierligë, pas 66 ndeshjesh.

Samuel Eto’o i kaloi vendasit në epërsi në fund të pjesës së parë por në të dytën WBA u kundërpërgjigj duke përmbysur rezultatin falë shënimeve nga Shane Long dhe Stephane Sessegnon brenda shtatë minutash.

Mirëpo, pas sulmeve të njëpasnjëshme, Chelsea fitoi një penallti në minutën e fundit të kohës shtesë të cilën në gol e shndërroi Eden Hazard për barazimin 2:2. Derisa Chelsea humbi pikë, Liverpool shkëlqeu duke fituar ndaj Fulhamit me rezultat të thellë 4:0.

Luis Suarez ishte yll i skuadrës nga Anfield Road duke shënuar dy herë kurse golat e tjerë erdhën pas autogolit nga Fernando Amorebieta dhe mbrojtësit Martin Skrtel.