Shpëtoi mrekullisht pasi u rrëzua në fushë pa ndjenja, futbollisti merr vendim për të ardhmen

Vetëm pesë ditë më parë, një ndeshje midis Cordoba dhe Racing Ferrol për pak sa nuk çoi në tragjedi. Pas vetëm dhjetë minutash lojë, ndeshja në ligën e tretë spanjolle u ndërpre pasi 25-vjeçari Dragisa Gudelj, u rrëzua në fushë dhe mbeti pa ndjenja, por edhe pa puls. Cordoba raportoi sot me një lajm të…

Sport

30/03/2023 18:58

Vetëm pesë ditë më parë, një ndeshje midis Cordoba dhe Racing Ferrol për pak sa nuk çoi në tragjedi.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, ndeshja në ligën e tretë spanjolle u ndërpre pasi 25-vjeçari Dragisa Gudelj, u rrëzua në fushë dhe mbeti pa ndjenja, por edhe pa puls. Cordoba raportoi sot me një lajm të mirë për gjithçka.

Gudelj do të vazhdojë karrierën e tij pasi të jetë pajisur me një defibrilator, një pajisje elektronike e ngjashme me një stimulues kardiak që vendoset nën lëkurën e pacientit.

Christian Eriksen mori gjithashtu një kardioverter-defibrilator të integruar pasi pësoi një atak në zemër në fillimin e Kampionatit të fundit Evropian “Euro 2020”. Mjekët ndërhyrën me shpejtësi për t’i shpëtuar jetën reprezentuesit danez dhe tashmë ai është aktivizuar sërish te Manchester United dhe kombëtarja daneze.

Sa i përket lojtarit Gudelj, heshtja mbretëroi në stadium në momentin e rënies së tij në fushë, lojtarët kapën kokën dhe mjekët nxituan me shpejtësi në fushë.

Ata u kuptuan menjëherë se për çfarë bëhej fjalë dhe filluan reanimacionin, ndërsa shokët e tij të skuadrës shikonin të përlotur se çfarë po ndodhte.

Mirëpo, pas pak çastesh, ata arritën ta rikthenin në jetë dhe u transportua menjëherë në një spital./Lajmi.net/