Shpëtimi në Serie A

 Fabio Borini synon të rikthehet në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit pas dështimit për të zënë vend në formacionin bazë të Sunderlandit, ka njoftuar menaxheri i tij, Marco De Marchi. Sulmuesi i huazuar në Stadium of Light nga Liverpool nuk ka arritur të realizojë potencialin e tij pas transferimit në Premierligë nga Roma…

Sport

28/11/2013 20:30

 Fabio Borini synon të rikthehet në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit pas dështimit për të zënë vend në formacionin bazë të Sunderlandit, ka njoftuar menaxheri i tij, Marco De Marchi.

Sulmuesi i huazuar në Stadium of Light nga Liverpool nuk ka arritur të realizojë potencialin e tij pas transferimit në Premierligë nga Roma më 2012 derisa synon të ftohet nga selektori i Italisë, Cesare Prandelli për në Kampionatin botëror 2014.

Edhe pse ka marrëveshje me Sunderlandin deri në fund të sezonit, përfaqësuesi i Borinit beson se futbollisti do të luajë diku tjetër nga fillimi i vitit të ri.

“Liverpool është pronar i tij. Ai ëndërron Brazilin 2014 dhe ka nevojë për ndeshje. Ai pati pak raste në Sunderland pas ardhjes së Gus Poyet, por nuk janë të mjaftueshme. Dua të takohem me Liverpoolin në janar. Opsioni më i mirë do të ishte rikthimi në Itali”, deklaroi De Marchi për Daily Mirror.

Borini ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Sunderlandin këtë edicion dhe ka realizuar një gol në fitoren ndaj Newcastle Unitedit më 27 tetor.