Shpërthimi në Zubin Potok, Haradinaj: Mungesë e qasjes proaktive të Qeverisë, mjaft më me filma
Shpërthimit të natës së sotme në veri të vendit i ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se këto shpërthime manifestojnë mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.…
Lajme
Shpërthimit të natës së sotme në veri të vendit i ka reaguar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se këto shpërthime manifestojnë mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.
“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane! Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës“, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ai në fund pati edhe një porosi.
“Mjaft më me filma!”, shkroi ndër të tjera në postim./Lajmi.net