Shpërthimi në veri: KEK-u del me njoftim publik

Pas shpërthimit të sotëm në veri të vendit (në Zubin Potok), ka reaguar edhe Koorporata e Energjisë së Kosovës. Në njoftim thuhet se (KEK) me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike,…

Lajme

29/11/2024 22:10

Pas shpërthimit të sotëm në veri të vendit (në Zubin Potok), ka reaguar edhe Koorporata e Energjisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se (KEK) me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira. KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit. Për çdo zhvillim të ri,  të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, thuhet në njoftim./Lajmi.net