Shpërthimi ne Letoni, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i ushtarakut shqiptar

Ne oren 13:00 avioni ushtarak solli në Shqipëri arkivolin me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik.

Lajme

15/05/2019 13:31

Ne ceremoninë ushtarake te pritjes ishin familjarë, miq dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Përcillet me nderime nga Letonia, trupi i major Tanushit mbërrin në mesditë në Tiranë

Nga Letonia, komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.