Shpërthimi në gypin e gazit, 1 i vdekur, shkatërrime të mëdha (Video)

Një person ka vdekur, ndërsa edhe 10 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i gazsjellësit sot pasdite në qytetin gjerman Ludwigshafen.

Bota

24/10/2014 00:38

Policia dhje zjarrfikësit mbyllën menjëherë hapësirën ku ndodhi shpërthimi, nga pasojat e të cilit vdiq një punëtor ndërtimor, kurse edhe katër kolegë të tij morën plagë.

Si shkruan The Local, dëshmitarët pohojnë se në një moment flaka arrinte deri në 200 metra lartësi mbi tokë.

Tragjedia ndodhi gjatë punimeve në gazsjellës, njoftuan nga kompania Gascade.

Për fuqinë e shpërthimit dëshmojnë edhe fotot nga vendi i ngjarjes.

Por, në tërë këtë fatkeqësi ka pasur edhe fat, sepse në afërsi të vendit të shpërthimit ndodhet edhe fabrika kimike BASF, kështu që pasojat do të mund të kishin qenë katastrofale.