Shpërthimi katastrofal në Bejrut, raportohet për mbi 25 viktima dhe 2 mijë e 500 të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në portin e Bejrutit, videot e të cilit kanë bërë gjiro në mediat ndërkombëtare.

Bota

04/08/2020 21:26

Fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e fortë, sa që ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë edhe ndërtesat në një perimetër prej disa kilometrash, shkruan lajmi.net.

Siç raporton CNN,  të paktën 25 persona deri tani janë të konfirmuar të vdekur teksa më shumë se 2 mijë e 500 janë të lënduar.

CNN po ashtu raporton se shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

Lexo edhe:

Njerëz të plagosur, gjak në dysheme e tollovi në spital në Beirut pas shpërthimit