Shpërthim vdekjeprurës në Kinë, evakuohen banorët (Foto/Video)
Një shpërthim që nuk është parë që shumë dekada ka tronditur zonën Binhai në Komunën Tianjin të Kinës së Veriut para më pak se një orë.

Bota
Shkaku dhe viktimat nuk janë të ditura ende, por është hedhur pikëpytje se a është shpërthim bërthamor apo ndonjë fabrikë e fishekzjarrëve.
Banorët e një lagjeje afër kanë thëne se flaka e shpërthyer ka ndriçuar qiellin dhe shpërthimi bëri një zhurmë shumë të madhe sa që pluhuri është shpërndarë qindra metra nga vendi i shpërthimit. Shpërthimi ka plasur xhamat dhe anijet e peshkatarëve, pasi zona është port detar.
Një grua që jeton qindra metra larg nga vendi i shpërthimit tha se ajo pa të plagosur që janë dërguar në spitale. Të gjithë banorët e zonës po evakuohen.
