Shpërthim pranë Shtëpisë së Bardhë derisa Obama nisej për në Alabama

Shërbimi sekret i SHBA ka mbyllur qasjen në Shtëpinë e Bardhë pasi që në rrethinën e saj ka dëgjuar një detonim derisa prisnin nisjen e presidentit amerikan Barac Obama në qytetin Selma në Alabama.

Bota

07/03/2015 19:54

Sipas informatave të pakonfirmuara, ka shpërthyer një kamion i ushqimeve.

Njësia K9 e shërbimit sekret ka ekzaminuar një veturë në cep të avenysë 16 dhe Avenysë Kushtetuese që kufizohet me lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë ka thënë zëdhënësi i këtij shërbimi për mediat amerikane Brian Leary.

Ndërkohë nga shërbimi i zjarrfikësve të Washingtonit është bërë e ditur se në rrugën veriperëndimore (në lindje të Shtëpisë së Bardhë) një kioskë për shitjen e ushqimit është djegur dhe zjarri është shuar.

aaa

Gazetarët të cilin ishin në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për ta përcjell presidentin Obama dhe gruan e tij që shkonin në shënimin e 50 vjetorit të marshimit historik në Selma të Alabamas pas shpërthimit u vendosën në dhomën e konferencave dhe hyrja në shtëpinë e Bardhë u ndalua.

aaaa

Në vend të helikopterit, Obama, gruaja e tij Michele, vajzat Malija dhe Sasha, u larguan nga Shtëpia e Bardhë me vetura, pastaj për të udhëtuar për në Alabama me një aeroplan të Forcave Ajrore të SHBA-ve.