Shpërthim para qendrës tregtare të një shqiptari në veri të Mitrovicës

Një bombë ka shpërthyer fuqishëm të martën në mëngjes, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Lajme

18/03/2014 09:51

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:00,afër qendrës tregtare ‘Rio’ në veri të Mitrovicës.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se kjo qendër është dashur të hapet pas pak ditësh, ndërsa, bashkëpronar të saj janë Sërxhan Virijeviq dhe një shqiptar nga Vushtrria.

“Dyshohet se kjo është edhe arsyeja e shpërthimit, ngase është kuptuar tek njerëzit në veri se pronar është edhe një shqiptar”, kanë thënë burimet.

Kosovapress-i ka provuar të kontaktoj me përgjegjësit e policisë në veri rreth rastit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. /Kosovapress/