Shpërthim në Rio de Janerio, shtatë të plagosur

Një shpërthim ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin brazilian të Rio de Janeiros, raporton BBC.

Bota

19/10/2015 18:11

Dhjetëra ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi, në lagjen Sao Cristovao dhe të paktën shtatë persona u plagosën, duke përfshirë edhe një fëmijë.

Brazili 2Zyrtarët thanë se ata dyshojnë se një rrjedhja e gazit në një lokal biznesi mund të ketë qenë shkaku i shpërthimit.

Punëtorët e shpëtimit janë duke kërkuar në rrënoja, por deri më tani nuk është raportuar  për asnjë të vdekur./klankosova