Shpërthim në një xhami në Kuvajt, 13 të vrarë (Foto me përmbajtje të rëndë)
Një sulmues vetëvrasës, ka sulmuar një Xhami Shia në kryeqytetin e Kuvajtit, gjatë faljes javorë të së premtes, duke vrarë të paktën 13 persona dhe ka lënë të lënduar dhjetëra të tjerë.
Bota
AFP raporton se shpërthimi goditi xhaminë Al-Imam al-Sadeq në Kuwait City, bëjnë të ditur pjesëtar të policisë dhe dëshmitarë të rastit, transmeton lajmi.net.
Mjekët thonë se sulmuesi vetëvrasës ka vrarë “të paktën 13 persona dhe 25 të tjerë janë hospitalizuar”.
Agjencia e lajmeve Kuna ka konfirmuar se nga sulmi janë vrarë dhjetëra persona dhe disa të tjerë janë plagosur. Dëshmitarët thonë se sulmuesi vetëvrasës ka hyrë në xhami gjatë faljes javore.(lajmi.net)