Shpërthim në një lokal në Fushë-Kosovë, dyshohet për eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.

Lajme

29/11/2021 10:02

Sipas informacioneve të para mjeti shpërthyes ishte në një prej lokaleve në rrugën “Dardania”.

Dyshohet se si pasojë e këtij shpërthimi ka dëme materiale, por për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Lidhur me rastin nga Policia e Kosovës nuk janë deklaruar ende, për të dhënë detaje shtesë./Lajmi.net/